Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i quan hakmarrje të “Klanit Pronto” dënimin e aktivistëve të kësaj lëvizje disa ditë më parë, si dhe fletë-arrestimin e lëshuar sot nga kryetari i trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton arbresh.info.
Ymeri përmes një postimi në Facebook thotë se deputetët e VV-së parandaluan formimin e Zajednicës dhe shpëtuan rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
“Politikisht dhe në aspektin kushtetues protesta jonë u dëshmua e drejtë dhe e domosdoshme. Duke e ndalur Zajednicën e shpëtuam rendin kushtetues të Republikës. Duke e pamundësuar ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi e ruajtëm integritetin territorial të Republikës. Këto flet arreste për deputetët e dënime makabër për aktivistët janë hakmarrje e Klanit Pronto dhe Pronto 2 të LDK-së. Për shkak se nuk i lejuam ta shkatërrojnë Republikën”, shprehet Ymeri.
Sipas tij, të dëshpëruar e në panik, sikur atëherë, do të dështojnë, sikur atëherë.
“Po Kryeministri? Ku është strukur? Pse nuk flet? Çka mendon sot? A kishim gabuar që u angazhuam bashkë në protestë? A është sot kundër protestës së përbashkët dje? A mendon sot se Zajednica e Marrëveshja për demarkacion është dashur të kalojnë? A është kapur edhe ai? Apo vetëm ia kanë lidhur gojën”, përfundon i pari i VV-së./Arbresh.info/
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...