Ajda rrëfen për mediat turke se po mendon që të ketë një fëmijë.
Në vitet ’70 u bë e famshme në Turqi falë roleve në disa filma dhe seriale vendase dhe që prej asaj kohe, ndonëse kanë kaluar katër dekada, për turqit mbetet e njëjtë.
Ajda Pekkan është sot 71 vjeç, por mezi tregon edhe gjysmën e viteve që ka mbi shpinë. Ajo thotë se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje. E njohur për fansat e saj si “Superstar”, ajo përfaqësoi Turqinë në konkursin e këngës në Eurovizion në vitin 1980.
“Çdo mëngjes pijë xhenxhefil-limon-mjaltë në një gotë me ujë” ka treguar ajo.
Sipas saj, gjenetika dhe sporti janë shumë të rëndësishme për të qëndruar në formë. Sekreti i saj? Shmangia në maksimum e “qebapit” dhe e produkteve të tjera të mishit si dhe aktiviteti fizik. Pavarësisht viteve që ka mbi shpinë, Ajda rrëfen për mediat turke se po mendon që të ketë një fëmijë dhe për këtë po konsultohet me mjekë në SHBA dhe Indi për fertilizim artificial.


Merz: Gjermania do luajë rolin e saj ushtarak për të sigurua...
Përfundon numërimi i votave me postë në KQZ, Vetëvendosje kr...
Përmbytjet në Kosovë në sy të mediave botërore
Të enjten mot i ftohtë me reshje bore, në mbrëmje acar deri ...
Sekuestrohet nafta e Venezuelës/ SHBA ndalon dy cisterna në ...
Vuçiq i akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ...