E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” këngëtarja Bleona Qereti u pyet sërish për operacionet plastike.
Ajo pranoi sërish se kishte bërë vetëm hundën madje “sfidoi” koleget e saj të tregonin fotot nga viti 1996 deri në 2017. “Kam hundën operacion plastike, i ftoj koleget e mia që thonë nuk kanë të nxjerrin fotot që nga 1996 deri në 2017,”-përfundon Bleona.
Përmes një kolazhi fotosh që në fëmijëri u panë ndryshimet e Bleonës në paraqitje dhe gjithashtu ajo u shpreh për fillesat, koncertet apo edhe vështirësitë që ka hasur.
Në një çast ajo kujtoi sesi tezja e saj e ushqente pas kuintave me hallvë dhe petulla. “Ha të keqen tezja se je dobësuar,”-u shpreh këngëtarja duke kujtuar se nuk kishte shumë kohë të grimohej por thjesht të ndryshonte veshje për këngën e radhës, ndërkohë që ndodhej në koncert.
Ndalohet një rast i kontrabandës në Kamenicë, sekuestrohen m...
Një viktimë dhe një i plagosur, zbardhet ngjarja e rëndë në ...
Maqedonci në Gjermani diskuton për bashkëpunimin në fushën e...
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë