Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, ka thënë se ka pritur të dëgjojë më shumë nga Komisioni i ri për Shënjimin e Vijës së Kufirit me Malin e Zi.
“Është një temë që është politizuar dhe sot nuk u tha asgjë”, ka thënë Pajaziti në Info Magazine të Klan Kosovës. “Sot u bë një vlerësim për ish-Komisionin që nuk na hynte në punë asnjërit nga ne. Pritja ka qenë tjetër”.
Në mandatin e kaluar, sipas tij, ka pasur një debat të stërzgjatur për këtë çështje dhe aso kohe e parapëlqyer ka qenë që ajo të lihet në dorë të ekspertëve.
“Ky komision duhet të na sjell diçka për të parë se komisioni i kaluar ka bërë diçka që nuk shkon”, shtoi ai. “Çështjen duhet ta marrim seriozisht edhe pa qenë njëri prej kritereve për liberalizimin e vizave”.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...