Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është ndaluar gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili hetohet për akuzën e korrupsionit.
Sipas burimeve jozyrtare, gjyqtari Miri, ish anëtar i KLD-së është aktualisht gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë. Prokuroria ka njoftuar edhe KLD-në për këtë rast.
Ndërkaq, është bërë kontroll dhe në shtëpinë e Mirit ku i është gjetur një shumë e madhe parash.
Gjyqtari, thonë burimet, i ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. Shtetasi i akuzuar quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë mbrëmjes së të enjtes, policia ka bërë kontrollin me urdhër të prokurorisë në banesën e gjyqtarit, në Tiranë dhe i janë gjetur rreth 300 milionë lekë të vjetra.
Pritet të ketë veprime të mëtejshme për gjyqtarin, i cili ka qenë anëtar i KLD-së deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës./Top Channel
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime