Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka prezantuar një CV shumë të pasur sa i përket shkollimit, posteve që i ka udhëhequr, publikimeve, angazhimeve politike dhe jo vetëm.
Ajo që bie në sy në listën e të dhënave personale të Pacollit, e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, është njohuria rreth gjuhëve të huaja.
E ndonëse, ministrit të jashtëm i bie që të këtë vizita zyrtare në shumë shtete të botës, kërkohet të jetë i shkathët në njohurinë e gjuhëve të huaja, andaj Pacollit s’i mungon kjo shkathtësi.
CV-ja e Pacollit na njofton se ai di 8 gjuhë të përmendura, mirëpo lista e tyre nuk mbaron pasi aty është e vendosur edhe “etj…” që na lë të kuptojmë se lista ende vazhdon dhe është e gjatë. Edhe sa gjuhë të tjera mund t’i dijë ai?
“Gjuha amtare: Shqipja Gjuhët e huaja: Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Rusisht, Spanjollisht, Serbo-Kroatisht, etj”, janë gjuhët e përmendura në CV e ministrit.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...