Një sasi e konsiderueshme e armatimit është gjetur sot në fshatin Verbovc.
Me këtë rast është bërë e ditur se rreth orës 13:20, Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes nga ku edhe është raportuar se bëhet fjalë për një sasi të madhe të armatimit, raporton Indeksonline.
“Gulinov, pushkëmitroloz, municion i gulinovit, predha të mortjave të dorës, zolla, arka e disa lloje të tjera. Ky armatim është në mes të fshatrave Verbovc dhe Shtuticë, në komunën e Drenasit”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Gjithashtu bëhet e ditur se Njësia Policore është duke bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë në pritje të njësive të specializuara për deminimin pasi që predhat dhe mjetet tjera shpërthyese mund të paraqesin rrezik të ndonjë shpërthimi eventual.

U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend