Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë përplasur sërish për Demarkacionin. Thaçi po kërkon nga Kuvendi i Kosovës që ta votojë Demarkacionin. Por, në anën tjetër, kryeministri Haradinaj vazhdon të këmbëngulë se Demarkacioni duhet të korrigjohet.
Shënimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi sërish i ka përplasur presidentin e vendit Hashim Thaçin dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. I pari po kërkon nga Kuvendi që ta votojë Demarkacionin për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave.
Por, në anën tjetër, Haradinaj edhe më tutje vazhdon të këmbëngulë se Demarkacioni duhet të korrigjohet. “Mund t’ju them që nëse nuk ndodh ratifikimi, atëherë liberalizimi i vizave nuk do të bëhet”, ishte deklarata që e dha raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, deklaratë kjo e cila bëri që të dalin në pah edhe një herë mospërputhjet e ideve rreth Demarkacionit të Thaçit e Haradinajt, shkruan gazeta Zëri sot.
Ishte Thaçi ai i cili pas kësaj deklarate tha se “Nëse ne duam liberalizim të vizave, Demarkacioni në përputhshmëri me marrëveshjen e arritur në gusht 2015 duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës”, gjë që vuri në pah mospërputhjen e ideve të tij me ato të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.
Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...
Izraeli thotë se ka nisur operacione tokësore në Liban
Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u rrëzua nga një lartë...
Rüdiger: Nëse do ta fitosh Championsin, duhet të përballesh ...
Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...