Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lënë sulmuesin e talentuar Eddie Nketiah në bankinë për ndeshjen në Evropa Ligë ndaj Red Star Belgrade.
Nketiah besohej se do të startonte në Emirates pas dy golave kundër Norwich Cityt javën e kaluar, por talenti i ri është lënë në bankinë për ndeshjen ndaj skuadrës serbe, transmeton portali arbresh.info.
Ashtu siç pritej, Wenger ka bërë ndryshme madhështore në formacionin startues duke shfrytëzuar futbollistët si Jack Wilshere, Theo Walcott dhe Olivier Giroud për ndeshjet në Evropa Ligë.
Mathieu Debuchy është rikthyer te skuadra startuese, ndërsa portieri Matt Macey debuton për shkak se David Ospina është i lënduar./arbresh.info/
Formacioni i Arsenalit ndaj Red Star Belgrades: Macey; Debuchy, Elneny, Holding; Nelson, Coquelin, Willock, Maitland-Miles; Wilshere, Walcott; Giroud
Në bankinë: Cech, Osei-Tutu, Sheaf, Dasilva, McGuane, Akpom, Nketiah
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...