Pavarësia e Kosovës çoi në pavarësinë e Katalonisë

17:27 | 30 Tetor 2017
Arbresh.info

Pavarësia e Kosovës çoi  në pavarësinë e Katalonisë

Të njëjtat shtete që kanë mbështetur rënien e Bashkimit Sovjetik dhe të Jugosllavisë, dhe të cilat kanë insistuar në pavarësinë e Kosovës tash thonë që Pavarësia e Katalonisë është e papranueshme, transmeton arbresh.info.

Këtë të premte Katalonia ka deklaruar pavarësinë nga Spanja, gjithsesi Madridi refuzon ta njoh si vend të pavarur.

Tash kanë filluar analizat për të gjykuar legjitimitetin e pavarësisë së Katalonisë dhe masat që duhet të merren.

Shtetet si Franca, Britania Gjermania janë deklaruar kundër pavarësisë së Katalonisë duke e konsideruar si cenim të integritetit territorial të Spanjës.

Njëjtë është shprehur edhe Washingtoni duke e quajtur Kataloninë si pjesë të Spanjës.

Kurse në NATO, pjesë e së cilës është edhe Spanja, ka thënë që çështja e Katalonisë është çështje e brendshme e Spanjës dhe duhet të zgjidhet Brenda rendit të kushtetutës së Spanjës.

Një shkrim nga RT vë në dyshim nëse çështja e Kosovës është ndryshe nga ajo e Katalonisë duke i kritikuar rëndë aleatët që mbështetën pavarësinë e Kosovës në 2008-ën./arbesh.info/

screenshot_1

Shpërndaje në rrjete sociale