Policia greke arrestoi një person të dyshuar për sulmin me bombë ndaj ish-kryeministrit të vendit në maj të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
I dyshuari 29-vjeçar, emri i të cilit nuk u publikua, u arrestua të shtunën në mëngjes.
Ish kryeministri grek, Lucas Papademos (70), pësoi lëndime serioze të kofshës dhe trupit, kur në maj të vitit të kaluar hapi “letrën bombë” në automjetin e tij.
Ai kaloi më shumë se një muaj në trajtim. Dy persona të tjerë u plagosën më lehtë në shpërthimin e bombës.
Papademos ishte kryeministër për gjashtë muaj në periudhën 2011- 2012 dhe gjithashtu është ish-zëvendësguvernator i Bankës Qendrore Evropiane.
Policia shtoi se i dyshuari mund të ketë qenë i përfshirë edhe në dërgimin e një “pakete bombë” në mars të këtij viti në Ministrinë e Financave të Gjermanisë dhe në zyrën e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris, ku në një shpërthim të dobët u plagos një person.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit