Rama theksoi nevojën për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si edhe ftoi sipërmarrësit e Emirateve të Bashkuara Arabe të investojnë në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka realizuar një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me kryeministrin e këtij vendi, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim zyrtar nga Kryeministria e Shqipërisë thuhet se gjatë këtij takimi, Rama theksoi nevojën për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si edhe ftoi sipërmarrësit e Emirateve të Bashkuara Arabe të investojnë në Shqipëri.
“Me interes nga të dyja vendet shihen investimet në fushën e turizmit dhe infrastrukturës, sidomos në portet detare. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Emirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet”, theksohet në njoftim.
Sipas njoftimit, kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, shprehu gatishmërinë për të nxitur investimet në Shqipëri.
Çfarë po ndodh mes Brikenës dhe Mateos, banorja e pranon për...
Kusari-Lila e bindur: Do të gjendet zgjidhje për president
Badoci përballet me manganin, rikthehet ideja e furnizimit n...
OVL – UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
Kryediplomatja austriake pas takimit me Konjufcën: Mund të l...