Borja Valero, mesfushori i Interit, ka folur para derbit me Napolin, i cili luhet nesër nga ora 20:45
Pas fitores ndaj Milanit në derbi, Interin e pret edhe një ndeshje e vështirë të shtunën në mbrëmje.
Nerazzurrët do të jenë mysafirë të Napolit, i cili këtë sezon ka tetë fitore në tetë ndeshjet e deritanishme.
Por, Borja Valero, mesfushori i Interit, beson se Nerazzurrët mund ta prishin serinë pozitive të napolitaneve.
“Po, ashtu siç e shoh unë futbollin, Napoli luan futbollin më të bukur. Ka një manovër të rrjedhshme dhe të shpejtë, e kontrollin topin dhe shënon shumë. Është gjithmonë dëfryese ta ndjekësh Napolin”, ka deklaruar Valero.
“Gjithsesi, Manchester City i Guardiolës na bëri të kuptojmë që Napoli nuk është i pamposhtur. Duhet të përfitojmë nga situatat që mund të krijohen në favorin tonë. Duhet të jemi të përqendruar për 95 minuta, sepse, po u lejove hapësira, ata të bëjnë keq”, ka theksuar ai.
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...