Sipas raportimeve të mediave serbe, të dielën mbrëma, persona të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në billbordin e Listës Serbe në Leposaqiv.
Gjithashtu thuhet se ishte pikërisht ora 21:00 kur disa persona të panjohur me kapela në kokë dolën nga një veturë e zezë dhe hodhën koktej molotovi në këtë billboard që edhe u demolua.
Madje sipas TV Most, lidhur me këtë incident janë informuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Nga ky incident nuk ka persona të lënduar dhe se dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale.
“Dy njerëz me kapuç në kokat e tyre dolen me nxitim nga një makinë dhe hodhën koktej molotovi në tabelë dhe pastaj me shpejtësi u nisën për dalje nga Leposaviqi”, kanë thënë dëshmitarët okularë.
Ky incident është dënuar edhe nga Lista Serbe në Leposaviq.

Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...
Mot i vranët dhe intervale me diell