Ajo njihet si ‘diva’ shqiptare.
Është kjo këngëtarja e njohur Adelina Ismajli e cila këtë epitet vazhdon ta mbajë edhe në ditët e sotme.
Adelina përveç muzikës së saj, gjithmonë është veçuar edhe për linjat e saj seksi.
Madje ajo kishte arritur të rrëmbente edhe kurorën e më të bukurës shqiptare në vitin 1997.
Adelina vetëm pak muaj më parë u bë nënë. Uliksi i vogël i dha asaj epitetin nënë, emrin më të shenjtë në jetë.
Por, shtatzënia këngëtares së famshme nuk i ka lënë shenjë. Trupi i saj duket tejet në formë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një fotografie që ka postuar në rrjetet sociale ku shihet vetëm në bikini.
Ajo ka shkruar se i është kthyer trupit të saj.
Natyrisht nuk munguan as komentet e shumta pozitive nga fansat e saj.
Ndërkaq, Adelina ka zbuluar edhe një detaj ku thotë se ka humbur gjithsej 39 kilogramë.
Kujtojmë se Adelina këto ditë është duke shijuar pushimet e saj së bashku me Valin e Uliksin.

Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026