Ish mesfushori i Barcelonës, Fabio Rochemback është arrestuar në Brazil nga autoritetet vendase gjatë një bastisje të një ringu gjelash.
35-vjeçari, i cili shpenzoi katër sezone në Camp ndërmjet viteve 2001 dhe 2005, ishte njëri nga 57 personat e arrestuar pas bastisjes që ndodhi në një fermë në Rio Grand, transmeton portali arbresh.info.

Ringu me gjela është një sport i ndaluar në Brazil dhe raporte të ndryshme besojnë që 89 gjela dhe 75 mijë funta janë konfiskuar nga autoritetet në orët e para të mëngjesit kur edhe ndodhi bastisja.
Rochemback, i cili ka bërë shtat paraqitje për skuadrën kombëtare dhe 45 paraqitje për “Blaugranët” në La Liga, u pensionua nga futbolli tri vite më parë.
Gjatë karrierës së tij ai ishte edhe te Sport Club Internacional dhe Sporting CP para se t’i bashkohej Middlesborughit në muajin gusht të vitit 2005./arbresh.info/

Hoxhaj: Bedri Hamza dhe Edi Rama i kanë meritat për heqjen e...
Përmbyset kamioni në aksin Levan–Tepelenë, mbushet rruga me ...
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës