Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Policia ka vënë në pranga një , 43-vjeçar, akuzuar për pedofili.
Mësohet se shqiptari me inicialet Z.L., u arrestua së bashku me një rumun, 37-vjecarin A.D, pasi familja ku hynin e dilnin prej kohësh zbuloi se ato abuzonin me vajzat e tyre.
Rumuni ishte kushëri i familjes me tre vajza, kurse shqiptari mik i ngushtë i familjes, të cilët hynin e dilnin në këtë shtëpi në mirëbesim të plotë.
Hetuesit thonë se vajzat e vogla që abuzoheshin në fillim nuk kanë qenë koshiente, pasi i kishin cilësuar veprimet e tyre, si shprehje e dashurisë dhe afeksionit.
Por pas hetimeve doli në dritë gjithë abuzimi. Pas verifikimeve të para policia i arrestoi dhe pritet të dalin në gjyq. /albeu.com
Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...