Duket se modelen e njohur më origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Emina Cunmulaj do ta shohim në një profesion të ri jashtë modelimit.
Gjatë ditës së djeshme ajo ka publikuar një Instastories në të cilën shfaqet në makinë, por nuk është vetëm.
Së bashku me të duke xhiruar është komiku dhe regjisorin e njohur dhe fitues i dy çmimeve Oscar, Janusz Kaminski.
Nuk dihet se për çfarë projekti janë duke punuar aktualisht megjithatë nuk do të çuditemi kur ta shohim Eminën në një nga filmat e saj.
Kaminski ka punuar me emra mjaft të njohur si Steven Spielberg dhe me projekte që kanë bërë bujë si “Schindler’s List”, “Saving Private Ryan”, “Indiana Jones”, “The Dictator” apo “Lincoln” etj.
Modelja e cila prej vitesh jeton jashtë vendit ku është bërë e njohur si modele, e thirrur nga shumë firma të njohura është e martuar me biznesmenin e njohur izraelit Sam Nazarian, me të cilin janë prindër të vogëlushes Ella Faria.
Nuk dihet nëse ky projekt ku Emina po bëhet pjesë do të shënojë fillimin e karrierës së saj si aktore, apo do të jetë thejsht një ekspieriencë e këndshme për të./Gazeta Express/

Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...