Mediat raportojnë se hakerët e mbështetur nga qeveria ruse, vodhën materiale shumë të rëndësishme të spiunazhit të SHBA-së, pasi një kontraktues i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), i kishte vendosur materialet në kompjuterin e tij në shtëpi.
Autoritetet e SHBA-së, besojnë se vjedhja e supozuar, së pari e raportuar nga Wall Street Journal, mund të jetë kryer duke shfrytëzuar souftverin antivirus të krijuar nga kompania me bazë në Moskë, Kaspersky Lab.
Uashingtoni muajin e kaluar i ndaloi agjencitë federale të Shteteve të Bashkuara që të përdorin produktet e Kasperskyt, duke konkluduar për “lidhje të dyshimta në mes të zyrtarëve të Kasperksit dhe inteligjencës ruse dhe agjencive tjera qeveritare”.
Kremlini ka dënuar këtë ndalim dhe themeluesi i kompanisë Eugen Kaspersky, vazhdimisht ka mohuar se kompania e tij ka lidhje me inteligjencën ruse.
Raportet mbi vjedhjen e dyshuar të NSA thanë se hakerët u kanë dhënë informata Rusisë, se si agjencia e spiunazhit amerikan shkel rrjete të huaja dhe mbron vetën nga sulmet kibernetike.
NSA nuk ka komentuar mbi këto raportime.
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan
Mallorca ballafaqohet me Gironan, Muriqi pritet të startojë ...
Hamza: Edhe këtë 1 Maj e presim me sfida
50 parashutistë nga Italia çelin sezonin turistik në aerodro...
Aksident i rëndë në Shkodër, këmbësori përplaset për vdekje ...
Fischer mbron ndërhyrjen në Kosovë më 1999: E fajësoj veten ...