Presidenti Ilir Meta dërgoi një mesazh ngushëllimi për ndarjen e papritur nga jeta të albanologut të mirënjohur, Robert Elsie.
“Ikja e pakthim e këtij albanologu të shquar, përkthyes, hulumtues, studiues i palodhur i letërsisë dhe folklorit shqiptar dhe njëherazi mik i sinqertë e i çmuar i kombit tonë, është një humbje e madhe për letrat dhe kulturën shqipe”, shkruan kreu i shtetit.
Meta i shpreh ngushëllimet familjes së albanologut për humbjen e të dashurit të tyre.
“Doktor Elsie na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, një numër të konsiderueshëm librash dhe shkrimesh dedikuar letërsisë, histories, albanologjisë dhe kulturës kombëtare shqiptare. E gjithe bota akademike shqiptare dhe të gjithë shqiptarët kudo gjenden, i mbetemi përjetë mirënjohës këtij njeriu që shkëlqeu përmes punës së palodhur, modestisë fisnike, dhe qe e deshi e nderoi kombin tonë përmes veprës e fjalës”, mbyll mesazhin e tij Presidenti i Shqipërisë.
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...
Haxhiu për 8 Marsin: Çdo arritje e grave është një hap përpa...
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...