Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë afër lokalit “Cobra City” në rrugën e “Kukësit”.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit kanë ikur nga dritarja e lokalit duke lënë veturën jashtë.
Ja njoftimi i plotë:
Rreth orës 12:30 minuta, në rrugën e “Kukësit” Njësiti Kundër Drogave e kishte sinjalizuar një automjet të llojit ”Alfa Romeo” për t’u ndalur në afërsi të “Cobra City”. I dyshuari pasi e ndalon automjetin dhe shpejt e braktisë atë duke u futur në objektin e lartë përmendur e më pas përmes një dritareje arratiset. Ndërkaq, hetuesit e policisë në Prizren dhe krim teknikët pasi e kontrollojnë veturën e braktisur i gjejnë dy pistoleta: Pistoletë M-57 me nr. serik 111052 me katër fishekë dhe pistoletë “Crvena Zastava” 9mm me katër fishekë. Armët dhe vetura janë sekuestruar për çështje hetimore. I dyshuari është i njohur për policinë dhe pritet arrestimi i tij.
Vuçiq i shqetësuar për pranimin e Kosovës në aleancën ushtar...
Damka dhe Prattipati flasin për prosperitetin e komuniteteve...
Konjufca: Ka një konsensus automatik në shoqëri për një pres...
Konjufca për emrin e presidentit: Nuk duam ta mbështesim opo...
Nis takimi i Osmanit me ministren Spiropali
Spiropali paralajmëron mbledhjen e përbashkët të qeverive Ko...