Policia suedeze ka njoftuar se ka arrestuar sot rreth 30 persona në vazhdën e një marshimi neo-nazist në Goteborg, qyteti i dytë i Suedisë, ku po zhvillohet panairi më i madh i librit në vend dhe ku pritet një publikim i ekstremit të djathtë.
“29 persona u arrestuan”, njoftoi policia në ueb-in, kurse tridhjetë të tjerë u liruan menjëherë pasi ishin të moshës nën 15 vjeç.
Forcat e rendit, të kritikuara për lejimin e zhvillimit të këtij tubimi, i është dashur të përballen me një lumë gurësh në drejtim të tyre dhe duke ndërhyrë gjatë konfrontimeve. Një polic ka marrë plagë të lehta.
Para marshimit, policia rikujtoi se një pjesë e misionit të saj qëndron në mbrojtjen e lirisë së fjalës duke mbështetur të drejtën për të manifestuar dhe për të zhvilluar takime, një e drejtë e të gjithëve.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...