Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se bazuar në Planin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka siguruar 85.500 vaksina kundër gripit sezonal.
Shpërndarja e këtyre vaksinave ka filluar përmes Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili i shpërndan ato në Qendrat Kryesore të Mjekësisë familjare- Njësitë e vaksinimit të komunave të Kosovës, ku qytetarët mund të vaksinohen.
“Prej vaksinave të siguruara, të cilat jepen falas për qytetarët, 85 000 janë vaksina për të rritur, ndërsa 500 të tjera janë vaksina për fëmijë (pediatrike) kundër gripit.
Vlera financiare e këtyre vaksinave të siguruara është 478. 670.00 €.
MSh u bën thirrje grupeve më të rrezikuara siç janë të sëmurët kronikë dhe të moshuarit që t’i shfrytëzojnë vaksinat për mbrojtje kundër gripit sezonal”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave.
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend