Joan Laporta ka apeluar se Barcelona nuk duhet të largohet nga La Liga, për të mos prishur derbin më të madh në futboll atë me Real Madridin.
Krahina e Katalonisë më 1 tetor organizon referendum për pavarësi nga Spanja, dhe në rast shkëputje çështja kryesore do të jetë ajo e Barcelonës.
Pos Barcelonës, janë edhe disa skuadra tjera nga Katalonia që paraqiten në La Liga, si Espanyol dhe Girona.
Laporta që ka qenë president i Barcelonës mes viteve 2003-2010, kërkon që ish skuadra që ka drejtuar të mbetet në La Liga.
“Barcelona – Real Madrid është një produkt shumë atraktiv. Tentimi për ta ndryshuar atë, do të ishte një gabim i madh nga Qeveria, La Liga dhe Federata”, ka deklaruar Laporta, përcjell lajmi.net.
Kujtojmë se Barcelona dhe Real Madrid, janë jo vetëm dy skuadrat më të trofeshme në Spanjë, por pothuajse edhe në Evropë
Katër shtetas shqiptarë arrestohen në Serbi për “nxitj...
Spiropali – Ballës: Thirre grupin dhe zhvillojmë një d...
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...
Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin
Përparim Rama paralajmëron një kapitull të ri për Prishtinën
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari për grab...