Për shkak të kushteve atmosferike, të reshurave të shiut, është shtyrë për 1 ditë Festivali i Kafes dhe Çajit i paraparë të mbahet me datën 27 dhe 28 shtator 2017.
Sipas njoftimit të organizatorëve, festivali do të nis të enjten me 28 shtator dhe do të zgjatë deri më 29 shtator.
Njoftimi i plotë:
Shtyhet për 1 ditë COFFEE AND TEA FESTIVAL – Edicioni 3
Për shkak të kushteve atmosferike, të reshurave të shiut, është shtyrë për 1 ditë Festivali i Kafes dhe Çajit i paraparë të mbahet me datën 27 dhe 28 shtator 2017.
Festivali do të mbahet me 28 (e Enjte) dhe 29 shtator (e Premte) 2017 .
Hapja zyrtare do të bëhet të Enjten me dt.28.09.2017 duke filluar nga ora 10:00 deri 23:00 dhe do zgjasë për 2 ditë rresht .
Në festival do të ekspozohen loje të ndryshme të kafes dhe çajit, do të përformojnë DJ të njohur vendor, do të ketë maskota me karaktere të ndryshme të cilat do të përkujdesen për argëtimin e vizitorëve, ku nuk do të mungojnë edhe dhuratat e shumta për të cilat do të përkujdesen pjesëmarrësit e festivalit./ Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?