Ajvaz Berisha, konsull i përgjithshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt, ka reaguar ndaj disa kandidatëve për kryetarë komunash, të cilët, sipas tij, gjatë debateve po përdorin gjuhë jo të mirë komunikuese dhe injorancë.
Berisha ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se si e ndijën vetën liderët politikë të partive që kanë kandiduar për kryetarë, individë që kanë probleme me shkrim dhe lexim. “Vërtetë është brengosëse dhe për të ardhur keq. Niveli i disa kandidatëve nuk është as për së afërmi sa i një njeriu që kryen me sukses shkollën fillore”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë i Ajvaz Berishës:
Këto ditë duke shikuar dhe dëgjuar kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale në komunat e Kosovës, vërtetë për fat të keq me vjen për të vjellë me nivelin intelektual, moral e njerëzor të disa kandidatëve për kryetarë, të disa partive politike. Gjuha e përdorur, injoranca e hipokrizia e tyre kalon çdo kufi. A ka fyerje më të rëndë për qytetarët e disa komunave, kur nga disa liderë, (jo të gjithë) i kandidojnë për kryetarë njerëz që ende kanë problem me shkrim lexim. A nuk është turp për këta liderë? Apo po mendojnë se populli han bar?! Merreni me mend, para 40 viteve kur ishim nen regjimin e ish-Jugosllavisë, ma të dijshëm e ma intelektualë t’i ka propozuar udhëheqja e atëhershme joshqiptare se sa sot liderët tanë. Vërtetë është brengosëse dhe për të ardhur keq. Niveli i disa kandidatëve nuk është as për së afërmi sa i një njeriu që kryen me sukses shkollën fillore. A nuk është turp??? Ju kisha lutur të komentoni.
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...
Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik...