Paris Saint Germaini ka ndarë pikët në ndeshjen e xhiros së shtatë në Liga 1.
Gjiganti francez ka barazuar pa gola 0 me 0 në ndeshjen si mysafirë ndaj Montpellierit pasditen e së shtunës në stadiumin Stade de la Mosson, shkruan portali arbresh.info.

Në mungesë të superylli Neymar, i cili qëndron jashtë fushe për shkak të një lëndimi të vogël në këmbë, skuadra e Unai Emery nuk ka qenë në gjendje të marrë tre pikë të plota.
Përpjekjet nga Edinson Cavani, Kylian Mbappe dhe Julian Draxler nuk ishin të mjaftueshme për t’i siguruar golin e epërsisë parisienëve.
Paris Saint Germain vazhdon qëndrimin në pozitën e parë me 19 pikë, një më shumë se kampioni Monaco në pozitën e dytë./arbresh.info/
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend