Është ndërprerë mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për shkak të mospajtimeve mes pozitës dhe opozitës për caktimin e ditës së mbajtës së Seancës së jashtëzakonshme, raporton arbresh.info
Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se ata kërkuan që seanca të mbahet të hënën ndërsa Kadri Veseli ka propozuar të mbahet të enjten.
“Me thirr seacnë të jashtëzakonshme kur opozita dëshiron. Ai dëshiron që seanca të mbahet të enjten ndërsa ne duam që seanca të mbahet të hënën. Ata rrëzuan propozimin tonë më vota. Seanca nuk guxon me u rrëzu me vota kërkesa. Aty thotë së kur ti mblodhën 40 nënshkrime nga deputetët duhet të mbahet seanca e jashtëzakonshme”. Tha Glauku.
Ai tha se këtë do ta dërgojnë në Gjykatë kushtetuese.
“Këta mund ta zgjidh edhe Gjykata Kushtetuesve, ku jam i bindur se gjykata do të vendos në të mirë të 40 nënshkrimeve”, tha Glauku./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1544137668984653/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë