Njerëzimi mund të shkatërrohet nga ndryshimet klimatike “katastrofike” brenda shekullit të ardhshëm.
Ky është përfundimi në të cilin kanë ardhur shkencëtarët amerikanë, të cilët thonë se brenda 100 viteve njerëzimi mund të zhduket si pasojë e ‘ngjarjeve me probabilitet të ulët’, transmeton portali arbresh.info
Ata thonë se një rritje e temperaturës më e madhe se 3 ° C mund të çojë në efekte ‘katastrofike’, por shtojnë se rritja deri në 5 ° C do të sjellë pasoja të paparashikuara.
Veerabhadran Ramanathan, një profesor i klimës dhe shkencave atmosferike në Universitetin e Kalifornisë, tha: “Kur themi se pesë për qind kanë probabilitet me ndikim të lartë, njerëzit mund ta marrin si gjë të vogël, por është e barabartë me rrëzimin e një një 20 aeroplanë të mbushur në bord”.
“Ne kurrë nuk do të pranonim që të merrnim një aeroplan që nuk ka shansë aterimi, por në atë rrugë jemi duke i dërguar fëmijët dhe nipërit tanë”, shtoi ai.
Vlerësimi i tyre i rrezikut rrjedh nga objektivi i deklaruar në Marrëveshjen e Parisit 2015 lidhur me ndryshimet klimatike.
Sipas tij duhet të bëhen të gjitha përpjekjet e Marrëveshjes së Parisit për klimën në vitin 2015./arbresh.info/
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...