Ditëve të ardhshme fusha të presionit të lartë pritet të shtrihen mbi rajonin tonë duke sjellë përmirësim të motit dhe kthjellime.
Ndërkohë një vorbull ciklonike mbi Itali, gjatë ditës së premte në veri të rajonit do të sjellë kushte për të reshura, mbi vendin tonë nuk parashihen mundësi për të reshura.
Sot do të mbajë mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Ndërsa në fundjavë pritet të mbajë mot edhe më i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Ditën e diel vranësirat gradualisht pritet të shtohen, derisa ditën e hënë në orët e pasdites priten mundësi edhe për riga lokale shiu.
Temperaturat gjatë ditëve në vijim gradualisht do të shënojnë rritje, me minimale nga 9C deri në 14C, e maksimale nga 26C deri në 31C.
Era do të fryjë mesatarisht nga drejtime të ndryshme 3-6m/s.
Shtypja atmosferike pasi që do të shënojë rritje, deri në fundjavë gradualisht do të zbresë rreth vlerave normale.
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...