Mbrojtësi gjerman, Benedikt Howedes ishte në bisedime me klubin anglez Arsenal, para se t’i bashkohet Juventusit, njoftoi agjenti i tij.
Howedes u largua nga Schalke drejtë Italisë me një marrëveshje njëvjeçare, pasi iu hoq shiriti i kapitenit nga trajneri i ri, Domenico Tedesco.
Para se të transferohej në Juventus, për te ishin të interesuar edhe Roma, Arsenali dhe Leicester City.
Agjenti i tij, Volker Struth tha për “Sport Bild”, se Arsenal dëshironte ta merrte gjermanin, në rast se mbrojtësi Shkodran Mustafi do të shkonte te Interi.

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...