Në ditën e mërkurë janë nisur tre autobusë nga Prishtinë për në Beograd, por të enjten vetëm dy. Ai i orës 22:00 dhe 23:00 janë anuluar dhe vetëm në orën 22:30 një autobus nga Prishtina është nisur në drejtim të Beogradit.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Ylber Çitaku për televizionin publik të Kosovës.
Ai ka theksuar se dy udhëtimet janë anuluar, pasi biletat po kthehen, kurse për atë të orës 22:30 janë shitur vetëm 15 bileta.
Sipas Çitakut ka grupe të njerëzve që kanë shkuar në stacion për të nxitur njerëzit që të ikin.
Ai ka nënvizuar se më shumë ka kureshtarë sesa njerëz që duan vërtet të largohen nga Prishtina për në Beograd, madje shumë ndalen edhe në Podujevë.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...