Presidenti Hashim Thaçi, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtojnë rolin në bisedimet me Serbinë, duke përmendur se do ta takojë edhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
“Arsyeja (e vizitës në Amerikë) është pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, gjithashtu edhe takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump”.
Ai ka deklaruar se roli i SHBA-së do të jetë i pazëvendësueshëm në këtë proces, duke nënvizuar se deri tani Amerika ka ndihmuar në këtë cështje, por se duhet që një pjesë të punëve t’i kryjemë vet.
“SHBA-ja ka pasur rol aktiv dhe dinamik, por nuk mund të vijë të votojë në Kuvendin e Kosovës. Ne jemi thirrur që të lëvizim përpara, por kaq kanë mundur të bëjnë. Roli i SHBA-së do të jetë shumë i rëndësishëm dhe që do të japë shpresë dhe guxim për të vepruar. Jam i sigurt që qytetarët do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes dhe garancave që ka dhënë Amerika për ne. Jam i bindur që edhe rezultati i referendumit do të jetë në përputhje të plotë me qëndrimin e SHBA-së”.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...