I nomunuari për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, tha sot se seanca e radhës e Kuvendit për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët mund të mbahet në fund të kësaj jave ose javën tjetër, raporton arbresh.info.
“Përgatitjet janë në fazën finale për një qeveri gjithëpërfshirëse me bazë më të gjerë. Nuk jap saktësi me kënd jemi për marrëveshje por për mua çdo gjë do të zgjaste dy javë”, tha Haradinaj.
Sipas tij konstituimi i Kuvendit nuk është përgjegjësi vetëm e PAN-it por e të gjithë spektrit politik.
Haradinaj tha se koha që po humb Kosovën me këtë bllokadë politike do të jetë vështirë për tu rifituar./arbresh.info/
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan
Erdogani pret Rutten, diskutojnë përgatitjet për samitin e A...
Zyrtare: Chelsea shkarkon Liam Roseniorin
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshje për ndihmë të n...
Me çka po merret Gjesti kohëve të fundit?