Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se çështja e konstituimit të Kuvendit nuk është vetëm temë e PAN-it por e të gjithë spektrit politik në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se PAN është në fund të epilogut për të mundësuar zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, shkruan arbresh.info.
“Seanca e fundit nuk mbërriti epilogun, e paralajmërova edhe një ditë më herët që nuk jemi përgatitur, jemi në përpjekje që seanca e ardhshme të mos ketë epilogun e njejtë në fund të kësaj jave ose në javën tjetër. I kemi dhënë përparësi një qeverisje gjithëpërfshirëse, proceset janë në finale. Është proces i qartë, njëherë e ka radhën fituesi i zgjedhjeve, nëse PAN jep epilog pozitiv kuptohet, nëse jo po ashtu kuptohet”, është shprehur Haradinaj gjatë një konference për media ku prezantoi kandidatët për kryetar të disa komunave për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Haradinaj ka thënë se nuk është për atë që Kosova të mbahet peng pa kufij.
“Meqenëse jemi në konstituimin e Kuvendit dhe këtu kanë rol të gjitha partitë për këtë arsye unë kam mbetur në hije dhe nuk mund të marrë ndonjë vendim pasi kjo është përgjegjësi e të gjithë spektrit politik”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...