Barcelona do të mbajë një minutë heshtje para ndeshjes së tyre të parë në La Liga për këtë edicion ndaj Real Betisit për nder të viktimave të sulmit terrorist që ndodhi të enjten.
Qyteti spanjoll ishte tronditur pasi 13 njerëz u vranë dhe të paktën 50 të tjerë u lënduan kur një furgon përplasi kalimtarët në një nga bulevardin më të famshëm të vendit, transmeton portali arbresh.info.
Lionel Messi ka nderuar viktimat me një mesazh derisa edhe yjet e tjerë të Barcelonës si Luis Suarez dhe Gerard Pique, përfshirë Cristiano Ronaldon e Real Madridit dhe Sergio Ramos, kanë shprehur gjithashtu ngushëllimet e tyre.
Prandaj, në Camp Nou do të mbahet një minutë heshtje para ndeshjes të së dielës për të nderuar ata që humbën jetën nga sulmi terrorist për të cilin tashmë ka marrë përgjegjësi Shteti Islamik (ISIS)./arbresh.info
https://twitter.com/FCBarcelona/status/898279140419264512
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë