Një person ka vdekur dhe 19 të tjerë u plagosën kur një makinë përplasi një turmë njerëzish që kundërshtonin një tubim të së djathtës në shtetin amerikan të Virxhinias.
Ngjarja ndodhi kur njerëzit po largoheshin nga zona, pasi policia e quajti demonstratën të paligjshme. Gjatë protestës pati mjaft incidente dhune mes demonstruesve dhe atyre anti-demonstruesve.
Guvernatori i shtetit Virxhinia Terry McAuliffe njoftoi në Twitter se kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të ndihmuar autoritetet “t’i përgjigjeshin dhunës në tubimin e alternativës së djathtë,” siç quhen grupet me pikëpamje të djathta ekstreme.
“Aktet dhe retorika në Sharlotsvil gjatë 24 orëve të kaluara janë të papranueshme dhe duhet të ndalen. E drejta e fjalës nuk është e drejtë për dhunë,” shkruante ai në Twitter.
Presidenti Donald Trump reagoi gjithashtu ndaj dhunës me Twitter, duke u bërë thirrje të gjitha palëve “të bashkohen si një njeri i vetëm” dhe të dënojnë urrejtjen.
Një grup më i vogël nacionalistesh u mbrodhën të premten mbrëma, duke marshuar nëpër kampus me pishtarë në duar dhe duke hedhur parrulla të tilla si “Jeta e të bardhëve ka rëndësi”, në përgatitje për tubimin e së shtunës.
Zanfina Ismaili i del në mbrojtje Gjestit: Nga përvoja them ...
Publikohet formacioni i javës 1/8-ës së finales në Champions...
Kos: Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtar...
Maqedonci takon homologun belg, diskutohet thellimi i bashkë...
Në Mitrovicën e Veriut u mbajt tryezë me OJQ-të për fushatën...
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Presidenca dorëzon kome...