Dhjetëra banorë të Barcelonës kanë bllokuar plazhin për të protestuar kundër turistëve të dyshimtë.
Rreth njëqind banorë vendas kanë argumentuar se fluksi i turistëve ka rritur çmimin e qirasë së tyre dhe kanë detyruar banorët që për një kohë të largohet nga qendra e qytetit, transmeton portali arbresh.info
Ata gjithashtu kanë shtuar se janë kundër sjelljeve të pahijshme që po kryejnë turistët e huaj në vendin e tyre.
Protesta kundër turistëve kanë shpërthyer në disa vende të Europës, duke përfshirë edhe Dubrovnikun.
Protesta e fundit është organizuar nga një grup banorësh.
Të majtët radikalë kanë shpërthyer edhe më egër kundër turistëve, ku u kanë kërkuar atyre që të ‘kthehen nëpër shtëpitë e tyre’.
Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka kritikuar grupet e ekstremit të majtë, duke thënë se protestat e tyre kundër një sektori të turizmit që përbëjnë 11 përqind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit ishin ‘të pakuptimta’.
“Kurrë nuk e kam imagjinuar se do të duhej të mbrohej edhe sektori i turizmit. Kjo është diçka e padëgjuar”, ka thënë ai./Arbresh.info

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...