Analisti Ramush Tahiri, bazuar në situatën e krijuar politike në vend, epilog parasheh zgjedhje të reja.
Për shkak të krizës, sipas tij, zgjedhjet e reja do të krijonin një raport të ri të forcave politike ku Tahiri beson se secila parti do të garonte e vetme.
Ndryshe edhe sot gjatë ditës kanë vazhduar akuzat dhe kundërakuzat mes zyrtarëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes.
Ky është epilogu që po e parashikon analisti Ramush Tahiri bazuar në situatën e krijuar politike në vend, ku që nga 3 gushti seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ende nuk ka përfunduar e ku duhej të zgjidhej kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.
As heqja dorë e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli nga posti i kryetarit të Kuvendit, sipas Tahirit, nuk do ta zhbllokojë krizën për seancën konstituive meqë qëndrimet e koalicionit LAA dhe VV janë të pandryshuara.raporton RTK
Ai thotë se PAN duhet të vendosë për emrin e kryeparlamentarit sikurse edhe LAA – VV dhe minoritetet për nënkryetarët e Kuvendit. Sipas tij, është çështje tjetër nëse ata do të marrin votat e mjaftueshme për t`u zgjedhur, por që kjo procedurë duhet të respektohet./arbresh.info/
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...