‘Gjasat janë që do të kemi bllokadë të konstituimit të Kuvendit’. Kështu vlerëson analisti politik, Ramush Tahiri, i cili vlerëson se pasi PAN’i nuk i ka të garantuara votat për Kadri Veselin, gjasat janë që seanca konstituive të shtyhet.
Sipas tij, nëse Veseli nuk merr votat për kryetar të Kuvendit, seanca konstituive konsiderohet si e papërfunduar dhe vazhdimi i saj mund të bëhet një ditë tjetër.
‘Duket Kadri Veseli nuk do t’i ketë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar Kuvendi. Nëse kjo ndodh atëherë mbledhja konsiderohet e pa përfunduar. Brenda asaj dite nuk do të votohet dhe do të lihet një ditë tjetër që të vazhdoj seanca konstituive. Gjasat janë që kjo do të ndodh, dhe në mbledhjen konstituive që do të vazhdoj ditën tjetër PAN-i vendos a do të jetë me të njëjtin kandidat apo do të jetë me kandidat tjerët. Gjasat janë që do të kemi bllokadë të konstituimit të Kuvendit’, ka thënë Tahiri në një intervistë për mediumin Ekonomiaonline.
Tutje analisti ka folur edhe për krijimin e Qeverisë së re, për të cilën ai ka thënë se ka mjaft procedura, e të cilat mbesin peng derisa të konstituohet Kuvendi, shkruan gazetametro.net.
Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit është lënë për 3 gusht. PAN’i vazhdimisht po thotë që ka siguruar votat për ta votuar Kadri Veselin në krye të Kuvendit e më pas Ramush Haradinajn në krye të Qeverisë, ndonëse për këtë nuk po pajtohen partitë tjera të cilat po thonë se me gjithë votat e minoriteteve PAN nuk mund t’i ketë mbi 59 vota, të cilat janë të pamjaftueshme edhe për Veselin edhe për Haradinajn pasi nevojiten së paku 61 të tilla.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit