Kamishi: Keqmenaxhimi po e çon Trepqën drjet kollapsit

11:45 | 13 Mars 2015
Arbresh.info

Vetëm katër ditë pas publikimit të lajmit nga vet menaxhmenti i Tepçës, se janë në gjendje jo të mirë financiare për shkak të mungesës së licencës së operimit të minierave, deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu-Kamishi, sot ka akuzuar menaxhmentin e kësaj ndërmarrje se Trepça është buzë kolapsit financiar për shkak të keqmenaxhimit e jo për arsye tjera.

Përmes postimit në faqen e tij në facebook, Kamishi thotë se Trepça është në kolaps jo për mungesë licence, por për shkak të keq menaxhimit, duke akuzuar menaxhmentin e ndërmarrjes për tentim të manipulimit të opinionit publik, transmeton veriu.info.

Ja postimi i tij i plotë në facebook:

Të nderuar, me datë 09. Mars 2015, menaxhmenti i Trepçës njoftoi opinion e gjerë se Trepçën e kanë sjellë në gjendje të rëndë financiare , sipas tyre në këtë situatë ata kanë ardhë për arsye se licenca për shfrytëzim ju ka skaduar me 24 janar 2015!
Ky njoftim i menaxhmenti të Trepçës ishte një tentativë e paskrupullt e manipulimit të opinionin publik , sepse sipas ligjit për miniera dhe minerale neni 36, pika 4, KPMM-ja mundet – në rrethana të veçanta dhe në ushtrimin e diskresionit të tij të arsyeshëm – të vazhdojë , periudhën në fjalë për një periudhë shtesë prej tre (3) muajve. D.m.th, në rastet kur nuk refuzohet licenca aplikuesit i lejohet vazhdimi i saj edhe për tre muaj shtesë, që në rastin e Trepçës i bie se licenca është lejueshme deri me 24 prill 2015.

Por, pse menaxhmenti i Trepçës po dezinformon opinion, pse nuk tregon arsyen e vërtet të futjes së Trepçës në kolaps financiar, ku i treten rezerva financiare dhe të koncentratit të cilat ishin në vlerë mbi 15 milion Euro para dy vitesh, në sa projekte pa leverdi për Trepçën investuan dhe sa mjete shpenzuan, cilat janë ekstra benifitet e këtij menaxhmenti, sa tonelata xehe – koncentrat Zn-Pb janë në stok në Trepçe, pse ka dështuar shitja e tyre dhe cila ishte leverdia e Trepçës nga shitja paraprake?
Si duket dikush është i interesuar që me çdo kusht ta falimentoj Trepçën, kjo përshtypje të krijohet nga deklarata e menaxhmentit të Trepçes!

Pasi që e shpëtuam Trepçën nga likuidimi–falimentimi juridik, sot si duket, dikush prapë është duke provuar që në aspektin operacional ta falimentoj Trepçën, prandaj menaxhmenti i Trepçës duhet të tregoi se përse e ka sjell Trepçën buzë kolapsi!

 

Shpërndaje në rrjete sociale