Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Presidentin e ri të Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e betimit dhe marrjes së detyrës së Kreut të Shtetit Shqiptar.
“Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës, kryeministri Mustafa i ka uruar Presidentit Meta sukses në këtë detyrë të rëndësisë së veçantë për zhvillimet në Shqipëri dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e dërguar për media nga Zyra e Kryeministrit.
“Duke vlerësuar rolin e Presidentit Meta në pozitat e deritashme si Kryeministër, Kryetar i Kuvendit dhe pozitat tjera politike e shtetërore, kryeministri Mustafa ka shprehur besimin e plotë se kontributi i Presidentit Meta për zhvillimet e mëtejme progresive do të jetë esencial”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, duke iu referuar lidershipit, maturisë dhe konsistencës së dëshmuar deri më tani nga Presidenti Meta, kryeministri Mustafa ka shprehur bindjen se ai do të jetë garant i fuqishëm i unitetit dhe zhvillimit në Shqipëri.
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...