Alexandre Lacazette ka zbuluar që mbrojtësi Laurent Koscielny është lojtari i Arsenalit që e ka impresionuar atë deri tani për shkak të aftësive të tij.
Në një bisedë me mbrojtësin për ‘Arsenal Player’, Lacazette pranoi që ishte i befasuar me aftësitë teknike që ai kishte si një mbrojtës qendror, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Momenti i çuditshëm ndërmjet Alexandre Lacazettes dhe Olivier Giroud (VIDEO)
Kur është pyetur se kush e ka impresionuar atë deri tani, Lacazette tha: “Lolo (Koscielny)! Sepse për një qendërmbrojtës, ai është shumë i shkathtë”.
Reprezentuesi francez iu bashkua “Topçinjve” për një tarifë rekorde për klubin prej 52 milionë funta nga Lyoni dhe shënoi në debutimin e tij pas debutimit në ndeshjen e parë parasezonale të Arsenalit./arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...