E bija e Ibrahim Rugovës, Teuta, e cila është bërë deputete për herë të dytë ka thënë se nuk do të votojë Ramush Haradinajn për Shef të Qeverisë. Ka thënë se janë të pavërteta dhe propagandë zërat se ajo do të votojë pro PAN’it.
“ E gjitha është e pavërtetë, asgjë nuk qëndron në ato propaganda, unë jam deputete e LDK-së dhe për LDK-në në tërësi”, ka thënë Teuta Rugova, për Botapress.
Reagimi i kësaj deputeteje ka ardhur pas shkrimeve të një gazete, e cila, kishte shkruar se po ‘spekulohet’ se dy deputetë të LDK’së do ta votojnë Haradinajn për Shef të Qeverisë.
E bija e ish-Presidentit Rugova përsëri u bë deputete, megjithëse, me afër 30 mijë vota më pak se në zgjedhjet e fundit. Është akuzuar shpeshherë se në Parlament s’ka folur asnjë herë dhe nuk ka ngritur asnjë problem të qytetarëve të Kosovës. Madje, është konsideruar si deputetja më pasive në Parlament.
Sidoqoftë, zyrtarët e AAK’së asnjëherë s’e kanë përmendur emrat e deputetëve të LAA’së që do të votojnë për Haradinajn, por vetëm kanë thënë se i kanë numrat.
Në fakt, PAN i ka vetëm 39 deputetë dhe i duhen edhe 22 deputetë të tjerë për të formuar Qeverinë e Kosovës. 20 i ka të minoriteteve, ndërsa, i duhen edhe dy të tjerë. Në Vetëvendosje kanë thënë se asnjë deputet i tyre nuk e voton pro PAN’it.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...