Komiteti Nobel norvegjez u shpreh sot thellësisht i shqetësuar për Liu Xia, bashkëshortja e disidentit kinez, Liu Xiaobo duke i bërë thirrje Kinës që ta lejojë të largohet nga vendi.
Pas vdekjes së Liu Xiaobo të enjten, i pari fitues i çmimit Nobel për paqe që vdiq i privuar nga liria pas pacifistit gjerman Carl von Ossietzky që vdiq në vitin 1938, vëmendja kthehet drejt bashkëshortes së tij, poetja Liu Xia, që është në arrest shtëpie që prej vitit 2010.
Në një deklaratë të publikuar, Komiteti Nobel shprehet “thellësisht i shqetësuar për situatën e Liu Xia pas vdekjes tragjike të bashkëshortit të saj”.
“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve kineze që të heqin të gjitha pengesat që i kanë imponuar. Nëse kërkon të largohet nga Kina, nuk ka asnjë justifikim për t’i ndaluar mundësinë që ta bëjë”, shtoi komiteti.
Liu Xiaobo vdiq të enjten në moshën 61 vjeçare nga një kancer në mëlçi, ish-figurë e rëndësishme e lëvizjes demokratike e sheshit Tiananmen në vitin 1989, u vlerësua me çmimin Nobel për luftën e tij të gjatë jo të dhunshme për të drejtat themelore të njeriut në Kinë.
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...