Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu dhe deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin malazez, Genc Nimanbegu.
Hoxhaj ka përgëzuar kryetarin Cungu dhe deputetin Nimanbegu për kontrubutin në themelimin e Komunës së Tuzit, në të cilën jetojnë shumë banorë shqiptarë.
“Formimi i Komunës shqiptare të Tuzit është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët në rajon, duke ditur se tashmë bashkëkombasit tanë që jetojnë në Tuz do të mund t’i zgjedhin institucionet lokale dhe përfaqësuesit e tyre që do të punojnë me qëllimin e vetëm të përmirësimit të jetës së qytetarëve”, ka thënë Hoxhaj.
Në këtë takim, Hoxhaj dhe Cungu kanë biseduar edhe për projekte konkrete që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe komunave në Kosovë, ku Hoxhaj ka shprehur edhe mbështetjen e Ministrisë së Jashtme.
Presidenti Trump uron Presidenten Osmani: Mbështesim fuqishë...
Liverpooli po përgatit një ofertë prej 95 milionë eurosh për...
OVL-UÇK: Një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë...
Në Spitalin e Mitrovicës hiqet me sukses një tumor rreth 4 k...
Drin Kokaj debuton sot në ‘Milano Cortina 2026’
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...