Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 85% të votave.
Teksa janë numëruar 4603 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 48.16% të votave, e ndjekur nga PD me 28.76% të votave dhe LSI me 14.44% të votave. Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Korçë. Fier dhe Dibër.
Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.
Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS. Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë sesa në legjislaturën e lënë pas.
Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.
Bazuar te numërimi i deritanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:
PS – 73 mandate
PD – 43 mandate
LSI – 19 mandate
PDIU – 4 mandate
PSD – 1 mandat.
Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turi...
Po shkonte drejt Armenisë, avioni i kryeministrit spanjoll b...
Reali fiton ndaj Espanyolit, titulli kampion mund të vendose...
Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillim...
Albin Kurtin dhe Edi Ramën i bashkon Armenia
Kurti takon kryeministrin britanik Starmer dhe liderë të tje...