Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se po pret certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit për t’ia dhënë mandatin atij që ka fituar zgjedhjet.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se ai beson se do të Kosova do të ketë institucionet e reja në 10 ditshin e parë të korrikut, të cila do të jetë institucione të jenë kredibile, stabile, multietnike me orientim të qartë euroatlantik.
Thaçi në një intervistë për televizionin publik, tha se për dhënien e mandatarit për qeverinë e ri, duhet pritur KQZ’në.
“Duhet pritet certifikimi i rezultatit zgjedhor, mendoj është aspekt teknik, por mendoj se duhet të përmbyllet ky procesi të ketë një vlerë të mriz e të respektuar e kredibile e të jetë i respektuar nga të gjithë. Ndërsa se kujt i takon mandatari është përcaktuar nga vet qytetari i Kosovës, me votën e vet të lirë”, tha ai.
I pari i vendit tha se do të respektoj kushtetutën, ligjet dhe të gjitha procedurat e nevojshme e të domosdoshme për dhënien e mandatarit për themelimin e qeverisë së Kosovës, që i takon partisë apo koalicionit fitues.
“Dua të besoj se do të kemi institucionet të shpejta, në 10 ditshin e parë të korrikut dhe këto institucione shpresoj e besoj se do të jenë kredibile, stabile, multietnike e natyrisht të një orientimi të qartë euroatlantik”, tha Thaçi.
Kurse për mundësinë që të kemi përsëritej të viteve më parë, ku ishte bllokuar për muaj të tërë krijimi i institucioneve të reja, i pari i vendit është shprehu se nuk do të ndodh ashtu.
“Në asnjë rrethanë, unë shpresoj se do të kemi një urtësi e fleksibilitet, do t kemi një komunikim nga i gjithë spektri politik dhe do të kemi themelim të institucioneve shumë shpejt”, tha Thaçi
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...