Institucionet e Republikës së Kosovës në legjislaturën e kaluar kanë miratuar Ligjin 05/L-132 për automjete i shpallur në Gazetën zyrtare nr.15 të datës 11 maj 2017, sipas të cilit parashihet që pas një afati kalimtar të kufizohet vjetërsia e lejuar e veturave që importohen.
Më saktësisht, deri me datën 31.12.2017, vazhdon importimi i veturave pa kufizim të vjetërsisë sipas Vendimit të Qeverisë nr.16/20 me propozim të Ministrit të Financave të asaj kohe, Avdullah Hoti.
Pas kësaj date, nga 1 janari 2018, nuk do të mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vite dhe që nuk plotësojnë standardin EURO 4 për normat e shkarkimeve në ajër, kufizim ky i përcaktuar me ligjin për automjete.
Prandaj, qytetarët që planifikojnë të importojnë vetura duhet të marrin parasysh ndryshimin e kushteve të importit sipas ligjit të ri për automjete.
Ndërprerja e energjisë “Te Qafa” në Prishtinë, s...
Numërohet 83 % e votave me postë, prin VV
Adam Wharton drejt Real Madridit
Ky person po kërkohet për vjedhje, lajmërojeni policinë nëse...
Hargreaves zbulon listën e dëshirave për 2026, njëra nga to ...
Ramosaj vendos t’i ndihmojë me nga 500 euro personat me sëmu...