Shtabi Zgjedhor i AKR-së ka bërë të ditur se ka evidentur një sërë shkeljesh në disa komuna të Kosovës.
Fitore Ajeti, zëdhënëse e Shtabit Zgjedhor ka thënë në një konferencë për media se në fshatin Milloshevë të Obiliqit dhe në atë Rusinovc të Lipjanit, vëzhguesit e AKR-së nuk janë lejuar që të hyjnë brenda, shkruan arbresh.info.
“Deri më tani sipas raportimeve nga terreni kemi këto informacione për parregullësi. Në shkollën “Zenel Hajdini” ka pasur persona të paautorizuar që kanë hyrë brenda dhe kanë tentuar të votojnë pa përfillur procesin zgjedhor. Në shkollën “Gjergj Fishta” në Prishtinë ka pasur fotografim të votës. Në Milloshevë vëzhguesit e partive tjera nuk kanë lejuar që të hyjnë vëzhguesit tanë gjithashtu në një vendvotim nuk kemi fare vëzhgues Në Lipjan, në fshatin Rusinovc nxirren jashtë komisionerët dhe vëzhguesit e AKR-së që nënkupton se në këtë qendër votimi jemi pa përfaqësues. Në një fshat të Vushtrrisë janë shpërndarë kopje me rekomandime për të votuar PDK-në”, ka thënë Ajeti.
Ajo ka shtuar po ashtu se në fshatin Bajë të Malishevës, NISMA po u bën presion votuesve./Arbresh.info.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...